Shpallet thirrja për Çmimet: Lider të zhvillimit të qëndrueshëm

09 октомври 2025 | 12:09

Kompanitë dhe individët brenda janë shtytësit e zhvillimit të qëndrueshëm. Po kërkojmë praktikat më të mira të kompanive në Maqedoninë e Veriut, për t’i vlerësuar qasjet që bëjnë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm duke krijuar një shoqëri më të mirë. Bashkohuni me ne në festimin e praktikave dhe inovacioneve më të mira që transformojnë dhe ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Çmimet ndahen nga Klubi i Bizneseve të Përgjegjshme i Konekt-it, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kategoritë

Çmimi për veprim klimatik dhe ruajtjen e natyrës

Ky çmim është për kompanitë që tregojnë udhëheqje dhe zgjidhje inovative për mbrojtjen e natyrës dhe zvogëlimin e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike. Nëse keni sisteme që ulin emetimet e CO₂, menaxhoni në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore, praktikoni ekonomi rrethore, mbroni biodiversitetin dhe rivendosni natyrën, kujdeseni për mbetje zero dhe të ngjashme – aplikoni për këtë çmim. Kërkojmë praktika që shkojnë përtej detyrimeve ligjore dhe dëshmojnë përkushtim strategjik me ndikim të matshëm për një mjedis më të mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Projektet mund të përfshijnë (ilustrueshëm):


➢ Zvogëlim i ndikimeve klimatike: Iniciativa kontribuon në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike përmes masave dhe aktiviteteve konkrete.
➢ Reduktim i emetimeve të CO₂: Zbatohen teknologji, procese ose praktika që çojnë në ulje të konsiderueshme të gazrave serrë.
➢ Ekonomi rrethore dhe menaxhim i mbetjeve: Zbatohen modele për ripërdorim, riciklim dhe minimizim të mbetjeve, përfshirë edhe konceptin “mbetje zero”.
➢ Inovacion ekologjik: Përdoren zgjidhje inovative për mbrojtjen e mjedisit, efikasitet energjetik apo prodhim të qëndrueshëm.
➢ Mbrojtja dhe rivendosja e biodiversitetit: Zbatohen aktivitete për ruajtjen e ekosistemeve natyrore, llojeve bimore dhe shtazore dhe rigjenerimin e tyre.

Informacion i nevojshëm për aplikim: Përshkrim i projektit/nismës (deri në 1.500 fjalë) që përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë udhëheqja e kompanisë në projekt?
  • Strategji: Si lidhet projekti me strategjinë e biznesit dhe veprimtarinë e tij?
  • Aktivitete dhe procese: Detaje për aktivitetet e ndërmarra, burimet dhe afati kohor.
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat palë janë përfshirë dhe në ç’mënyrë?
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në një ndryshim të qëndrueshëm? Cilat janë rezultatet, efektet dhe ndikimet e arritura – të mbështetura me të dhëna cilësore dhe sasiore (deri në 750 fjalë).

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi “Partneritete për zhvillim të qëndrueshëm”

Ndryshimet nuk mund t’i bëjmë vetëm. Bashkëpunimi ndërsektorial midis sektorit të biznesit, institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë është i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm. Ky çmim i vlerëson kompanitë që përmes partneriteteve me sektorë të tjerë dhe organizata qytetare krijojnë ndryshime domethënëse. Nëse kompania juaj në mënyrë proaktive nxit bashkëpunimin ndërsektorial, krijon platforma për aktivizimin e sektorëve të tjerë dhe ndërton partneritete të suksesshme që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijojnë ndryshime të qëndrueshme – aplikoni për këtë kategori. Ne kërkojmë projekte në të cilat kompania e përdor fuqinë e saj (rrjetet, zinxhirin e furnizimit, burimet njerëzore etj.) dhe e vë në dispozicion të të tjerëve (organizatave qytetare dhe aktorëve të tjerë) për grumbullimin e burimeve dhe punën e përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Në projekte, kompanija duhet të nxisë bashkëpunime proaktive ndërsektoriale, krijim të mundësive për aktivizim dhe përfshirje të sektorëve të tjerë, bashkëpunim të drejtpërdrejtë me organizata të shoqërisë civile, institucione dhe aktorë të tjerë, krijim të hapësirave apo platformave të reja për bashkëpunim që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Informacion i nevojshëm për aplikim: Përshkrim i projektit/nismës (deri në 1.500 fjalë) që përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë udhëheqja e kompanisë në projekt?
  • Strategji: Si lidhet projekti me strategjinë dhe veprimtarinë e biznesit?
  • Aktivitete dhe procese: Detaje për aktivitetet e ndërmarra, burimet dhe afati kohor
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat palë janë përfshirë dhe në ç’mënyrë?
  • Deklaratë nga partneri/ët (nuk përfshihet në numrin e përgjithshëm të fjalëve)
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në një ndryshim të qëndrueshëm?
    Cilat janë rezultatet, efektet dhe ndikimet e arritura – të mbështetura me të dhëna cilësore dhe sasiore (deri në 750 fjalë).

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi “Biznesi dhe të drejtat e njeriut”

Respektimi i të drejtave të njeriut është përgjegjësi e çdo pronari/eje biznesi, menaxheri/eje dhe punonjësi. Ne jemi në kërkim të kompanive të përkushtuara që zbatojnë praktika pozitive për përparimin e të drejtave të njeriut në ambientin e biznesit. Në këtë mënyrë, inkurajojmë përputhshmërinë e bizneseve me Parimet Udhëheqëse të OKB-së për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut dhe me Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs). I ftojmë të gjitha kompanitë që konsiderojnë se mund të jenë shembull për të tjerët të aplikojnë për këtë çmim. Ky çmim është për ato kompani që integrojnë të drejtat e njeriut në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Nëse kompania juaj: Ka identifikuar qartë rreziqet që ndikojnë mbi të drejtat e njeriut,

Merr masa për të zvogëluar ndikimet negative të mundshme (nga produkti/shërbimi, ndaj punonjësve, komunitetit lokal, etj.), Punon aktivisht për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut – aplikoni për këtë kategori.

Një projekt i suksesshëm në këtë kategori duhet të përfshijë: Përkushtim publik ndaj të drejtave të njeriut, të përfshirë në politikat e kompanisë dhe të shpërndara në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Praktika të mira për vlerësimin e rreziqeve dhe ndikimeve që vijnë nga veprimtaria e biznesit. Zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse si pjesë e menaxhimit të përgjegjshëm. Kujdes që produktet/shërbimet e tyre të mos përdoren për shkeljen e të drejtave të njeriut. Politika për përfshirje dhe diversitet, mbrojtje dhe avancim të të drejtave të punonjësve dhe krijim të një mjedisi me barazi gjinore. Zbatimin e mekanizmave funksionalë për parandalim të shkeljeve, për kontroll paraprak, mbrojtje, paraqitje të ankesave dhe kompensim të dëmeve, si pjesë kyçe e udhëheqjes së përgjegjshme të biznesit.


Informacion i nevojshëm për aplikim:Përshkrimi i projektit/nismës (deri në 1.500 fjalë) duhet të përfshijë:

  • Lidershipi: Si është përfshirë udhëheqja e kompanisë në projekt?
  • Strategji: Si lidhet projekti me strategjinë dhe veprimtarinë e kompanisë?
  • Aktivitete dhe procese: Detaje për aktivitetet e ndërmarra, mekanizmat dhe burimet e përdorura.
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat palë janë përfshirë dhe në ç’mënyrë? Informacion për organizimin sindikal dhe/ose konsultimet me punonjësit.
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në përmbushjen e kritereve të lartpërmendura?
    (deri në 750 fjalë, të mbështetura me të dhëna cilësore dhe sasiore)

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi “Fqinj të mirë”

Faleminderit për fqinjët korporativë të mirë. Ky çmim është për kompanitë që njihen për investimet në komunitetet ku veprojnë dhe krijojnë ndryshime pozitive. Nëse kompania juaj mbështet transformimin e komunitetit dhe kujdeset për zhvillimin e qëndrueshëm përmes mekanizmave të filantropisë, mbështetjes dhe partneriteteve, aplikoni për këtë çmim.
Ne do të nderojmë kompanitë që kanë qasje proaktive në përcaktimin e nevojave të komuniteteve përmes dialogut dhe komunikimit të drejtpërdrejtë për të investuar në praktika të qëndrueshme që sjellin zgjidhje të përhershme për sfidat. Kompanitë që janë fqinj të mirë bashkëpunojnë aktivisht me aktorët lokalë – institucione, organizata qytetare, grupe joformale dhe të tjera për të kontribuar në përparimin ekonomik, social ose ekologjik të komunitetit. Qasjet e mira përfshijnë dhe motivojnë punonjësit, klientët dhe aktorë të tjerë në aktivitete për mirëqenien e komunitetit.

Informacionet e nevojshme për aplikim: Përshkrimi i projektit/iniciativës (deri në 1.500 fjalë) përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë lidershipi i kompanisë në projekt?
  • Strategjia: Si lidhet projekti me strategjinë dhe veprimtarinë e biznesit?
  • Aktivitetet dhe proceset: Detaje për aktivitetet, burimet dhe periudhën kohore
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat aktorë janë përfshirë dhe në cilat mënyra?
  • Deklaratë nga partneri(ët) (nuk llogaritet në numrin total të fjalëve)
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në përmbushjen e kritereve? (deri në 750 fjalë, i mbështetur me të dhëna kuantitative dhe kualitative)

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi për mirëqenien e të punësuarve

Punëdhënësit e mirë dinë se kënaqësia e punonjësve është çelësi i suksesit të biznesit. Ky çmim është për organizatat që i vlerësojnë njerëzit e tyre më shumë se thjesht si burim. Nëse organizata juaj ka iniciativa që ofrojnë punë të denjë, barazi gjinore, inkluzivitet, balancë mes jetës private dhe profesionale, adaptim të vendeve të punës sipas nevojave individuale, dhe investon në zhvillimin dhe rritjen personale – aplikoni.
Ne kërkojmë kompani që krijojnë një mjedis pune ku punonjësit ndihen të vlerësuar, dëgjuar dhe të mbështetur – jo vetëm si profesionistë, por edhe si persona me rrethana unike jetësore. Kompanitë që meritojnë këtë çmim përdorin një qasje strategjike ndaj mirëqenies përmes politikave dhe mekanizmave për barazi gjinore dhe përgjegjësi familjare duke siguruar kujdes sistematik. Ato promovojnë mundësi të barabarta, mundësojnë zërin dhe pjesëmarrjen e punonjësve përmes komunikimit dykahësh dhe organizimit sindikal dhe lehtësojnë pajtueshmërinë mes obligimeve dhe sfidave pune dhe personale.
Ne vlerësojmë punëdhënësit që sigurojnë drejtësi dhe mosdiskriminim në të gjitha proceset, ofrojnë marrëveshje fleksibile pune që e bëjnë punonjësin partner në suksesin e biznesit.

Informacionet e nevojshme për aplikim: Përshkrimi i projektit/iniciativës (deri në 1.500 fjalë) përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë lidershipi i kompanisë në projekt?
  • Strategjia: Si lidhet projekti me strategjinë dhe veprimtarinë e biznesit?
  • Aktivitetet dhe proceset: Detaje për aktivitetet, burimet dhe periudhën kohore
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat aktorë janë përfshirë dhe në cilat mënyra?
  • Konsultime me punonjësit: Si përfshin kompania sindikatën, këshillin e punonjësve apo trupa të tjera për konsultime?
  • Shembuj nga aplikimi praktik dhe efektet: jepni shembuj, masa dhe dëshmi (nuk llogariten në numrin total të fjalëve)
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në përmbushjen e kritereve? (deri në 750 fjalë, i mbështetur me të dhëna kuantitative dhe kualitative)

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi për kontribut në arsim cilësor dhe çrrënjosjen e varfërisë

Arsimi është mjeti më i fuqishëm për eliminimin e varfërisë. Ky çmim është për bizneset që përmes programeve arsimore gjithëpërfshirëse, cilësore dhe praktikisht të orientuara krijojnë mundësi reale për njerëzit që të dalin nga rrethi i varfërisë. Nëse mundësoni akses në mësim për grupet e cenueshme, ndihmoni në ndërtimin e aftësive që çojnë në punësim ose vetëpunësim dhe keni ndikim të matshëm në jetët e njerëzve – ky çmim është për ju.
Ne njohim kompanitë që investojnë në arsim si mjet për mobilitet ekonomik, përfshirje sociale dhe transformim afatgjatë të komuniteteve. Çmimi nxjerr në pah projektet që janë të aksesueshme për grupet e margjinalizuara dhe socialisht të përjashtuara dhe që përdorin metoda bashkëkohore, interaktive dhe praktike të të nxënit me fokus në aftësinë funksionale për lexim-shkrim, aftësi digjitale dhe profesionale. Ne kërkojmë iniciativa që çojnë në rezultate konkrete ekonomike – si punësim, vetëpunësim apo të ardhura të rritura – përmes lidhjes së drejtpërdrejtë me tregun e punës. Vlera shtesë janë programet afatgjatë të qëndrueshme, financiarisht dhe institucionalisht të forta me rezultate të matshme.
Gjithashtu, inkurajohen qasjet inovative dhe partneritetet me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë institucionet publike, organizatat akademike dhe arsimore, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Ky çmim është njohje për kompanitë që përmes arsimit hapin dyer drejt një të ardhmeje më të mirë dhe largojnë rrethin e varfërisë.

Informacionet e nevojshme për aplikim: Përshkrimi i projektit/iniciativës (deri në 1.500 fjalë) përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë lidershipi i kompanisë në projekt?
  • Strategjia: Si lidhet projekti me strategjinë dhe veprimtarinë e biznesit?
  • Aktivitetet dhe proceset: Detaje për aktivitetet, burimet dhe periudhën kohore
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat aktorë janë përfshirë dhe në cilat mënyra?
  • Deklaratë nga përdoruesi/ja (nuk llogaritet në numrin total të fjalëve)
  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në përmbushjen e kritereve? (deri në 750 fjalë, i mbështetur me të dhëna kuantitative dhe kualitative)

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Çmimi për produkt ose shërbim të përgjegjshëm

Ky çmim është për kompanitë dhe ndërmarrjet sociale që përmes veprimeve të tyre krijojnë produkte ose shërbime që sjellin vlerë shtesë shoqërore dhe janë shembull i qëndrueshmërisë. Nëse produkti ose shërbimi juaj jo vetëm që i shërben klientëve, por gjithashtu kontribuon në zgjidhjen e sfidave shoqërore ose mjedisore – ky çmim është për ju.
Ne njohim kompanitë dhe ndërmarrjet sociale që aplikojnë qasjet e ekonomisë cirkulare. Ata inovojnë për të krijuar ndikim pozitiv në komunitet dhe mjedis. Çmimi thekson produktet dhe shërbimet që zgjidhin probleme konkrete – si reduktimi i mbeturinave, akses në shërbime shëndetësore dhe arsimore, energji apo përfshirje të grupeve të cenueshme. Vlerësohet qasja e integruar ndaj qëndrueshmërisë përgjatë gjithë ciklit të jetës – nga dizajni, prodhimi, përdorimi deri te eliminimi.
Kompanitë dhe ndërmarrjet sociale që e meritojnë këtë çmim aplikojnë qasje etike dhe gjithëpërfshirëse, sigurojnë akses për grupe të ndryshme dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Ata demonstrojnë qëndrueshmëri në treg dhe potencial për rritje, me strategji të qartë për ndikim afatgjatë. Gjithashtu, zbatojnë marketing përgjegjës që stimulojnë konsum të vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm, dhe shpesh janë ndërmarrje sociale që vënë njerëzit dhe planetin para fitimit.

Ky çmim është njohje për ata që përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre ndërtojnë një shoqëri më të mirë.

Informacionet e nevojshme për aplikim: Përshkrimi i projektit/iniciativës (deri në 1.500 fjalë) përfshin:

  • Lidershipi: Si është përfshirë lidershipi i kompanisë në projekt?
  • Strategjia: Si lidhet produkti/shërbimi me strategjinë e biznesit dhe misionin shoqëror?
  • Aktivitetet dhe proceset: Detaje për aktivitetet, burimet dhe procesin e krijimit dhe plasimit të produktit/shërbimit
  • Përfshirja e palëve të interesuara: Cilat aktorë janë përfshirë dhe në cilat mënyra?

Përshkrim dhe/ose mostër e produktit/shërbimit

  • Ndikimi: Si ka kontribuar projekti në përmbushjen e kritereve? (deri në 750 fjalë, i mbështetur me të dhëna kuantitative dhe kualitative)

<<link për formularin e aplikimit>>

Shkarkoni versionin Word të formularit për aplikim <<këtu>>.

Dekorata Goran Lazarevski për merita në zhvillimin e qëndrueshëm

Në nder të Goran Lazarevskit – njeriut i cili me vizionin, përkushtimin, lidershipin dhe punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në fushën e përgjegjësisë shoqërore dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, themelojmë këtë Deklaratë “Goran Lazarevski” për karrierë në sektorin e biznesit të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm.

Gorani ishte një udhëheqës që jetonte vlerat që përfaqësonte: përgjegjësi, integritet, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj zhvillimit shoqëror. Si kryetar i Bordit Drejtues të Connect, kryetar i parë i Trupit Koordinues për përgjegjësinë shoqërore pranë Ministrisë së Ekonomisë në atë kohë, drejtor ekzekutiv dhe menaxher projektesh që nxitën zhvillimin e qëndrueshëm, përfaqësues nacional dhe kryetar i Marrëveshjes Globale të OKB-së në vend, autor, mentor dhe iniciator i zhvillimit ndërsektorial duke ndërtuar partneritete midis biznesit, sektorit civil dhe institucioneve. Përvojat e tij të shumta përfshijnë edhe angazhime për mbështetje të sektorit civil, organizatave ndërkombëtare dhe agjencive zhvillimore.

Gorani ishte shoku ynë – ai ishte shtylla e komunitetit tonë dhe burim i përvojës jetësore, ekspertizës, mbështetjes, urtësisë dhe mentorimit me humorin e tij karakteristik.

Kjo Deklaratë nuk është vetëm një njohje për merita. Ajo është dëshmi e një jete të përkushtuar ndaj vlerave dhe mënyrë për të ruajtur veprën e tij gjallë, për të transmetuar parimet e tij te brezat e ardhshëm dhe për të frymëzuar ata që besojnë se qëndrueshmëria nuk është vetëm një qëllim – por një mënyrë jetese dhe veprimi.

Mënyra e aplikimit:

Për aplikim për këtë njohje, kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Letër kandidimi nga punëdhënësi në sektorin e biznesit me arsyetim për përmbushjen e përshkrimit të deklaratës (përshkrim i ndikimit)

Biografi profesionale e shkurtër CV e dorëzuar nga kandidati

 

Procesi i aplikimit

  • Aplikimi bëhet me një projekt/nismë përmes plotësimit të formularit për kategorinë përkatëse: online ose duke dërguar formularin në format “Word” në konekt@konekt.org.mk, më së voni deri më 10 dhjetor 2025.
  • Pjesëmarrja është falas dhe kompanitë mund të dorëzojnë më shumë aplikime në kategori të ndryshme.
  • Projekti/nisma me të cilën aplikoni mund të jetë e re ose të jetë duke u zbatuar tashmë prej disa vitesh. Megjithatë, për të qenë i përshtatshëm për këto çmime, një pjesë e projektit duhet të jetë zbatuar në vitin 2024 dhe/ose 2025.
  • Aplikimet nuk duhet të ofrojnë një përmbledhje të përgjithshme të strategjisë së qëndrueshmërisë apo ESG-së së kompanisë, por duhet të tregojnë se si kompania juaj ka bërë përpjekje të veçanta dhe konkrete për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm në kategorinë e dhënë.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e finalistëve

  • Aplikimet fillimisht kalojnë përmes vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar, ku mund të fitohen deri në 50 pikë.
  • Finalistët përzgjidhen dhe ftohen në intervistë me komisionin vlerësues në Klubin e Bizneseve të Përgjegjshme në Konekt, Shkup.
  • Gjatë intervistës, aplikantët kanë 5 minuta për të paraqitur projektin e tyre, pasuar nga një seancë pyetje-përgjigje me komisionin.
  • Për nevoja verifikimi, mund të kërkohet dokumentacion shtesë ose komunikim me përfaqësues të palëve të interesuara.

Vlerësimi dhe publikimi i rezultateve

  • Vlerësimi i aplikacionit sjell deri në 50 pikë.
  • Pas intervistës, komisioni jep deri në 50 pikë shtesë, për maksimum prej 100 pikësh.
  • Vlerësimin e kryen një komision që përfshin ekspertë dhe/ose praktikantë nga fusha përkatëse.
  • Në vlerësimin kualitativ, përveç kritereve specifike të shpjeguara në secilën kategori, komisioni do të vlerësojë lidershipin, nevojat e identifikuara, arritjet dhe ndryshimet konkrete, si dhe projektet që janë të përkushtuara dhe afatgjata. Nuk do të merren parasysh fushata apo aktivitete ad hoc.
  • Komisioni do të marrë parasysh madhësinë e kompanive gjatë ndarjes së çmimeve, me mundësi kategorizimi sipas madhësisë.
  • Bazuar në cilësinë e aplikacioneve, komisioni e rezervon të drejtën që të mos ndajë çmim.
  • Fituesit do të shpallen në një ngjarje publike në Shkup.

Kontakt për më shumë informacione

  • Kontaktoni me Klubin e Bizneseve të Përgjegjshme pranë Konekt në:
    konekt@konekt.org.mk dhe në numrin 02 3224 198. Afati i fundit për të dërguar pyetje është 4 dhjetor 2025, pas së cilës do të publikohet një njoftim me përgjigjet.

Thirrja e plotë është në dispozicion për shkarkim në linkun e mëposhtëm.